
Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Azerbajxhan që po luhet në “Haladas Stadium” në Hungari. Kuqezinjtë kanë mposhtur azerët me rezultatin minimal 1-0.
Nedim Bajrami realizoi golin e vetëm të kësaj pjese në minutën e 12. Kuqezinjtë fituan topin në kundërsulm dhe Bajrami pasi iu afrua te zona, gjuajti nga distanca duke tundur rrjetën.
Në minutën e 23, azerët provuan me një harkim nga e majta, por topi nuk u devijua nga Emreli dhe shkoi jashtë.
Një minutë më vonë, Isajev gjuajti nga jashtë zonës, por topi kaloi mbi traversën e portës së Strakoshës.
Në minutën e 38, Bajrami provoi supergolin nga goditja e dënimit, por topi u devijua mbi traversë nga portieri.
Lini një Përgjigje