TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 21:40

“Kundërshtarë të vështirë në Europian, por ne mundemi”, Bajrami ‘meazh’ Silvinjos: Me Brojën kuptohem shumë mirë

Shkruar nga Pamfleti

“Kundërshtarë të vështirë në Europian, por

Nedim Bajrami ishte një ndër futbollistët më të spikatur në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-1. Mesfushori kuqezi, kontribuoi me golin e parë dhe asistin te goli i tretë i shënuar nga Laçi. Në prononcimin e dhënë për “Supersport” pas ndeshjes, Bajrami deklaroi: 

Këtu në Kombëtare, jemi të gjithë të motivuar, çdokush do të japë maksimumin. Goditjet nga jashtë zonës i provojmë gjithmonë. Edhe Asani ndeshjen e kaluar dhuroi një supergol. Duhet të vazhdojmë kështu. 

Të gjithë do të ikim në Europian, do të luftojmë për çdo pikë, për çdo top, jemi përgatitur shumë mirë. Besoj se jemi gati tani. 

Me Brojën kuptohemi shumë mirë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Jemi të gjithë çunat gati, e di trajneri kush do të fillojë. Në këto 2 ndeshje jemi ndjerë shumë mirë. Kundërshtarët i kemi shumë të vështirë. Duhet të japim maksimumin”, u shpreh Bajrami.

nedim bajrami mesfushori shqiptar miqësorja me azerbajxhanin

Lini një Përgjigje