TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 20:45

Atalanta “fluturon” në Champions, Gjimshiti shkruan historinë e tij! Fejnordi thyen Xhironën

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta “fluturon” në Champions, Gjimshiti shkruan

Atalanta merr fitoren e parë në Champions këtë sezon të formatit të ri dhe aspiron për të kaluar në raundin tjetër me eliminim direkt.

Skuadra italiane e drejtuar nga Gasperini fitoi thellë 0-3 në transfertë me Shaktar Donjeck, ku la shenjën e tij futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Berat Gjimshitit.

Jo vetëm lider në mbrojtje, por edhe golashënues. Futbollisti nga Presheva shfaqi instiktin e golit në zhvillimet e një goditjeje të lirë në minutën e 21 dhe pasi e uli topin me gjoks, nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Kur më 18 janar 2016, Berat Gjimshiti firmosi një kontratë tre-vjeçare e gjysmë me skuadrën e Serisë A Atalanta, duke marrë numrin 55 për pjesën e dytë të sezonit 2015–2016 kurrë nuk e kishte menduar se do te arrinte në pikën për t’u bërë lider dhe i pazëvendesueshëm dhe gjithashtu një ndër pikat më të forta të ekipit bergamask, ashtu si edhe kapiten në kombëtaren e Shqipërisë!

Berati, qe u transferua nga Zyrihu në Bergamo, debutoi më 3 maj 2016 kundër Napolit në një humbje 2–1. Por, nuk ishte fushë me lule. Nëe fakt, më 31 gusht 2016, Gjimshiti u huazua te skuadra e Serisë B, Avelino për të fituar më shumë minutazh për të luajtur.

Dhe nga aty erdhi më pas një tjeter huazim, kur më 8 korrik 2017, mbrojtësi u transferua në huazim te skuadra e re e promovuar në Serinë A, Benevento, deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje.

Benevento nuk ushtroi të drejten e blerjes dhe Gjimshiti u kthye tek Atalanta përpara sezonit 2018–2019, duke luajtur ndeshjen e tij të parë më 20 gusht në fitoren 4–0 kundër Frosinones.

Ai shënoi golin e tij të parë për Atalantan më 11 nëntor te vitit 2018, duke shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në një fitore 4–1 në shtëpi ndaj Interit, e cila i dha fund serisë së fitoreve prej gjashtë ndeshjesh të miqve. Që nga kthimi nga dy periudhat e huazimit, Gjimmshiti është vendosur si një mbrojtës kryesor nën drejtimin e Xhan Piero Gasperini.

Më 17 shkurt 2022, Gjimshiti shënoi një dygolësh në ndeshjen e parë të play-off-it të raundit eliminator të UEFA Europa Ligë në sezonin 2021–2022 kundër Olimpiakosit, të cilin Atalanta e fitoi 2–1.

Por, lavdia e madhe e tij erdhi me fitimin e Ligës së Europës sezonin e shkuar, në finalen përballë Leverkusenit të Çabi Alonsos. Nga aty pjesëmarrja e parë në një kampionat Europian me Shqipërinë, një mundësi që më 2016 e humbi jo për faj të tij, por listes se zgjedhur nga De Biazsi.

Sakaq, sonte erdhi një tjetër gëzim, hera e parë e tij që shenon në Champions League. E bëri si një bomber zone, ndaj Shaktar Donjeck. Një herë e parë e tij që u ndoq nga hera e parë edhe e Lukman në Champions.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Atalanta realizoi edhe golin e dytë me Lukman. Golin që vulosi rezultatin përfundimtar 0-3 e realizoi Belanova sapo nisi pjesa e dytë.

Atalanta me këtë fitore shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa ekipi ukrainas mbetet me një pikë.

Ndeshje me ritëm dhe emocione ishte ajo mes Xhironës dhe Fejnordit. Ky takim, përfundoi 2-3 në favor të holandezëve.

 

atalanta shaktar donjeck champions league

Lini një Përgjigje