TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 20:18

Barcelona mendon rikthimin e Nejmarit në “Camp Nou” pas 12 vitesh: Na duhet një lojtar i madh

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona mendon rikthimin e Nejmarit në “Camp Nou” pas 12

Nejmar nuk do të harrohet kurrë në Barcelonë. Ai mbërriti në “Camp Nou” në vitin 2013 nga Santos për 88 mln euro, për t’u shitur më pas për 222 mln euro te PSG.

Braziliani u pendua për transferimin në Paris, ku nuk arriti të shkruajë historinë si kampion Europe në Champions League.

Rikthimi i Nejmarit në Barcelonë ndoshta nuk është ëndërr. Mediat katalanase raportojnë se Joan Laporta dëshiron të sjellë një yll të madh në skuadër. Dëshira e tij kryesore është Haland, por norvegjezi është i pamundur.

Kështu, për shkak të çmimit dhe shifrave që fiton, Nejmar do të ishte opsioni më i mirë, sepse sjell të ardhura të mëdha në fushën e marketingut, aktualisht një aspekt ku katalanasit ende nuk kanë shkëlqyer.

nejmar sulmuesi brazilian barcelona

Lini një Përgjigje