
Mbrojtësi i Arsenalit, Rikardo Kalafiori, mbrëmë fitoi vëmendje të madhe në rrjet me një episod gjatë ndeshjes me PSG-në.
Shoku i skuadrës, Deklan Rajs, i dha një suplement që e ndihmoi ta çonte lojën në fund, por në rrjetet sociale u hodhën dyshime se ai po përdorte cigare elektronike.
Kur gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë, mbrojtësi italian përdori suplementin dhe u rigjenerua për të mbledhur forcat. Kaq është shpjegimi.
Bëhet fjalë për një xhel energjie, i cili lejohet në futboll dhe përdoret për të shtuar energjinë e lojtarëve për disa minuta më shumë.
Lini një Përgjigje