TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 19:57

Maqedonia e Veriut publikon listën për 2 ndeshjet e tetorit, trajneri thërret 5 shqiptarë për sfidat me Letoninë dhe Armeninë

Shkruar nga Pamfleti

Maqedonia e Veriut publikon listën për 2 ndeshjet e tetorit, trajneri

Trajneri Bllagoja Milevski publikoi sot listën e lojtarëve të kombëtares maqedonase për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Lista ka pesë shqiptarë në përbërje.

Ata janë Visar Musli – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhi – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimi – Sepsi (Rumani) dhe Lirim Qamili – Sonderjiske (Danimarkë.

Maqedonia e Veriut do të luajë me Letoninë dhe Armeninë. Për këto ndeshje, skuadra do të ketë dy emra të rinj nga moshat (U21).

I pari është Mario Ilievski, kurse i dyti Andrej Stojçevski. Ndeshja e parë luhet më 10 tetor në Riga me Letoninë, ndërsa më 13 tetor me Armeninë në Jerevan.

bllagoja milevski trajneri i maqedonisë së veriut ndeshjet e ligës së kombeve

Lini një Përgjigje