
Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beshiktashit pasi klubi turk, ka nisur procedurën e regjistrimit të tij të menjëhershëm në Federatën Turke të Futbollit.
Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe fotot e rasti me fanelën e klubit turk. Por për regjistrimin e tij, duhet mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhet ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.
Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktashi i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në këtë mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni. Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktashi luan në Stamboll kundër Koniasporit.
Lini një Përgjigje