TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2026, 16:46

“Me marrëveshje”, sheikët publikojnë vendimin e Rei Manajt për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

“Me marrëveshje”, sheikët publikojnë vendimin e Rei

Rei Maanaj i ka dhënë lamtumirën pas vetëm 6 muajsh klubit të tij Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është ndarë përfundimisht me klubin në fjalë, i cili ka zyrtarizuar akordin me një njoftim në rrjetet sociale.

Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”, shkruhej në njoftimin e klubit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Me marrëveshje”, sheikët publikojnë vendimin e Rei

Manaj kërkon t’i bashkohet që sot klubit të Sivasporit në Turqi, arsye pse prishi një kontratë nga e cila përfitonte 3,9 milionë euro nga klubi i Sharjah, siç shkruhej në një mesazh që postoi një tifoz pak ditë më parë. Tani pritet vetëm udhëtimi i tij drejt Turqisë dhe firma me klubin ku u bë i njohur si një golashënues në Superligën e këtij vendi.

rei manaj sulmuesi i kombëtares sharjah fc

Lini një Përgjigje