TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 20:14

As te Gallatasaraji dhe as te Fenerbahçe, agjenti i Çalhanoglu konfirmon të ardhmen e mesfushorit turk

Shkruar nga Pamfleti

As te Gallatasaraji dhe as te Fenerbahçe, agjenti i Çalhanoglu

Telenovela e Hakan Çalhanollu merr fund për këtë verë. Ose të paktën këtë lë të mendohet deklarata e menaxherit të tij, Gordon Stipiç, i cili ka folur për “TRT Sport” duke zbuluar se ai nuk ka ndër mend të largohet nga zikaltrit.

Çalhanollu nuk do të shkojë te Fenerbahçe apo Gallatasaraji. Do të qendrojë tek Interi, nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet apo të ndryshojë ekip. Nuk ka negociata me Fenerbahçe apo Gallatasaraj, Çalha qendron tek Interi.

Kishte shumë telefonata kur Hakan ishte me pushime, po dalin shumë lajme, këto gjëra mund të ndodhin. Por këto lloj procesesh duhet të zhvillohen pa pengesa mes atyre që marrin vendimet. Ne nuk kemi si qëllim që të largohet nga Interi, ai është i lumtur atje”, tha menaxheri i mesfushorit turk.

Nuk mund ta fsheh që ai është tifoz i Gallatasarajit që kur ishte i vogël. Por nuk ka oferta, as takime, as akorde. Sipas informacioneve që zotëroj unë, Gallatasaraji ka projekte të tjera”, e mbylli ai.

gordon stipiç agjenti i hakan çalhanoglu

Lini një Përgjigje