TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 18:28

Superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e Konferencës, Vllaznia 31% mundësi për të kaluar turin

Shkruar nga Pamfleti

Superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e

Dinamo projektohet si skuadra shqiptare me më shumë përqindje mundësi për kalimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Këtë parashikim e bën superkompjuteri i “Football Meets Data”, që ka simuluar të gjitha sfidat e turit të dytë 10 mijë herë.

Dhe në të gjithë këto simulime, skuadra e Dinamos është ajo shqiptare me përqindjen më të madhe për të vazhduar më tej në sfidën me Atletik Klub D’Eskaldes, plot 76%.

Përveç saj janë edhe dy skuadra nga Superliga e Kosovës që kanë shanse të mëdha për kalimin e turit, pasi Ballkani projektohet me 67% për kualifikimin përballë Floriana dhe Prishtina me 57% përballë Larne.

Superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e

Ndërkohë, Vllaznia projektohet me vetëm 31% mundësi që t’ia dalë përballë Vikingur të Reikjavikut, kurse Deçiç ka vetëm 12% mundësi për t’ia dalë përballë Rapid Vjenës.

Sa i përket shanseve të Egnatias, e cila ka kaluar në këtë turne pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, ajo përllogaritet se ka 37% mundësi kalimi përballë Dinamos së Minskut.

Superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e

dinamo vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje