TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 19:42

Skuadra e Serisë A merr lajmin tronditës në prag të sezonit të ri, portieri i dënohet për trukim ndeshjesh

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Serisë A merr lajmin tronditës në prag të sezonit

Maduka Okoje është dënuar me dy muaj për trukim ndeshjesh. Portieri i Udinezes do të qendrojë i pezulluar, menjëherë pas fillimit të Serisë A.

Klubi italian akoma nuk ka reaguar për lajmin tronditës. Hetimi kishte të bënte me bastet dhe Gjykata Federale Ndërkombëtare, Seksioni Disiplinor, e zyrtarizoi vendimin sot.

Detaje të mëtejshme nuk janë dhënë. Dhe pse është jo normale, situata të tilla vazhdojnë të ndodhin në Itali.

Udineze e transferoi portierin 25-vjeçar në vitin 2023 nga Uatford. Futbollisti nga Nigeria luajti 26 ndeshje vetëm në edicionin e fundit.

maduka okoje portieri i udinezees

Lini një Përgjigje