
“Telenovelës” për të ardhmen e Viktor Giokeres duket se i ka ardhur fundi. Arsenali ka mbyllur akordin, për transferimin e sulmuesit suedez, pas shumë tratativave me Sportingun e Lisbonës.
“Topçinjtë” do të paguajnë në arkat e portugezëve 63.5 milionë euro, plus 10 milionë euro të tjera, në formë bonusesh.
Arsenali siguron golat për sezonin e ri, kjo referuar shifrave mbresëlënëse të lojtarit në dy sezonet e fundit.
Në 102 ndeshje të luajtura me fanelën e portugezëve të Sportingut, Giokeres shënoi plot 97 gola, duke u konfirmuar si një makineri e pandalshme.
Arsenali ishte zgjedhja e vetme e Giokeres, pavarësisht interesit të Mançester Junajtid dhe ish-trajnerit të tij, Ruben Amorim.
Lini një Përgjigje