TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 19:44

Arsenali thyen Sitin pas 8-vitesh në kampionat dhe bashkëkryeson me Totenhemin, Arteta i tregon vendin profesor Guardiolës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali thyen Sitin pas 8-vitesh në kampionat dhe bashkëkryeson me

Arsenali ka marrë një sukses të madh në Londër ndaj Mançester Sitit me shifrat 1-0, duke mposhtur kampionët e Anglisë në kampionat për herë të parë që prej vitit 2015. 

“Qytetarët” e filluan mirë ndeshjen, teksa iu afruan shumë golit me Ake. Në minutën e 26, Nketiah provoi të zhbllokonte takimin, por gjuajtja e tij nuk shkoi në rrjetë. 

Më pas, protagonist u bë arbitri Oliver, i cili nuk nxjori nga loja Kovaç Mesfushori kroat bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Odegard, por kryesori u mjaftua me karton të verdhë. Në një aksion të disa minutave më vonë, po Kovaçpengoi Deklan Rajs, gjithsesi gjyqtari hezitoi t’i tregonte të kuqin. 

Pjesa e dytë nisi mirë për “Topçinjtë”. Skuadra e Mikel Artetës u hodh në sulm për golin e avantazhit. Vendasit ia dolën të prishnin ekuilibrat e takimit në minutën e 87, me Martinelin. Brazilani “tërboi” tifozët në festë, me golin që mund të thotë shumë në fund, kur të bëhen llogaritë e titullit. 

Me këtë trepikësh të skuadrës së Artetës kryesimi i Premier Ligës i kalon Londrës veriore, ku Totenhem dhe Arsenal bashkëkryesojnë me 20 pikë. Siti  mban vendin e trete me 18 pikë.

 

arsenali mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje