TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 17:56

Sulmuesi shqiptar nuk ndalet, gjen përsëri golin në Kroaci (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi shqiptar nuk ndalet, gjen përsëri golin në Kroaci

Indrit Tuci nuk ndalet së shënuari në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. 

Në ndeshjen që skuadra e tij po luan në shtëpi përballë Gorica, Tuci u bë protagonist duke shënuar golin për të tijtë. Ndeshja momentalisht është në barazimin 1-1. 


Ishte Tuci në minutën e 51 që i dha avantazhin ekipit të tij pas një pasimi të marrë nga Mudrazija. Goditja e shqiptarit nuk ishte shumë e fortë, por me ndihmën e portierit kundërshtar topi shkoi në rrjetë. 

indrit tuci sulmuesi shqiptar kampionati kroat

Lini një Përgjigje