TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 17:10

Premier Liga/ Salah nuk i mjafton Liverpulit, Njukasëlli mjaftohet me 1 pikë në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga/ Salah nuk i mjafton Liverpulit, Njukasëlli mjaftohet me 1

Brajtoni dhe Liverpuli janë ndarë në barazim 2-2 në “Amex Stadium”, në përballjen e kësaj pasditeje në Premier Ligë. Në minutën e 20, një gabim i MekAllister i kushtoi rëndë “të kuqve”, pasi Adinga rrëmbeu topin, për të dërguar topin pas shpinës së Alison. Ekipi i Jurgen Klop u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, me dopietën e Salah që përmbysi llogaritë. 

Goli i parë i egjiptianit erdhi pas disa pasimesh dhe një aksioni model, i finalizuar me një të majtë vrasëse. Goli i dytë i Salah erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh i shkaktuar nga një mosmarrëveshje në zonë, çka solli më pas një ndërhyrje jo të rregullt ndaj Dominik Shobozlai. 

Djemtë e De Zerbit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të vendosnin ekuilibrat me Dank në minutën e 78. Liverpuli renditet në vendin e tretë.

Edhe dy sfidat e tjera janë mbyllur në barazim. Njukasëlli nuk ka arritur të fitojë në transfertën me Uest Hemin, teksa të dyja skuadrat kanë shënuar nga dy gola.


Uolves i ka marr 1 pikë Aston Vilës, në ndeshjen e cila u mbyll 1-1. Gjithashtu vendasit mbetën me 10 lojtarë në minutën e 90+4.

liverpul brajton njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje