TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 18:51

Si nisi sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, të plagosurit japin dëshminë

Shkruar nga Pamfleti

Si nisi sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë,

Ndeshja e Vllaznisë me Tiranën ditën e djeshme në Kukës ka çuar në përleshjen e tifozëve pas përfundimit të ndeshjes në një pikë karburanti në Reps të Mirditës. 

106 prej tifozëve janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës, ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërkaq 20 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë. 

Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë identifikuar 8 tifozët, të cilët kanë dhunuar me sende të forta tifozët e skuadrës kundërshtare. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” “prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “shkatërrim prone”. 

Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme në kthim nga Kukësi, ku Vllaznia humbi kundrejt Tiranës me 1 gol në fund të ndeshjes. 

Lojtari i 12 i shkodranëve, pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase duke agravuar situatën deri në dhunë fizike mes njëri-tjetrit. 

Siç duket nga pamjet e xhiruara nga vetë tifozët, ata kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ku nuk kanë kursyer as objektet e lokalit që ndodhej aty pranë, duke bërë që 5 prej tifozëve të dërgohen në spitalin e Lezhës, për të marrë dhe ndihmë mjekësorë si pasojë e plagëve që kishin marrë kryesisht në kokë. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spital, tifozët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ku kanë dhënë deklarimet e tyre në polici. 

Materialet për këtë ngjarje u referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. 
 

tifozët e vllaznisë ndeshja vllaznia-tirana

Lini një Përgjigje