
Pasi shënoi në Champions League përballë Shaktar Donjetsk, Arbnor Muja ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës, por këtë herë në kampionat.
Në ndeshjen që ekipi i tij Antuerp, fitoi përballë Eupen 4-1, Muja shënoi golin e katërt për të tijtë. Në minutën e 91 ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares që gjeti rrugën e rrjetës.
Një lajm mjaft i mirë ky për sulmin e Kombëtares sonë, pasi pas 4 ditësh do të luhet edhe “finalja” me Çekinë në “Air Albania”.
Lini një Përgjigje