TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2026, 13:11

Alarm për Sylvinhon, Rey Manaj dëmtohet pak ditë para sfidës me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për Sylvinhon, Rey Manaj dëmtohet pak ditë para sfidës
Ray Manaj

Stafi i Kombëtares shqiptare merr lajme shqetësuese nga Turqia. Sulmuesi Rey Manaj u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen mes Sivassporit dhe Umraniyespor për shkak të një problemi muskular në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Manaj që nuk ishte i pranishëm në sfidën e mëparshme ndaj Hatayspor, në këtë përballje ishte në formacionin bazë, por sulmuesi kuqezi nuk mundi të vijojë ndeshjen duke u zëvendësuar që në minutën e 7 të saj

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Manajt dhe gjithçka do të mësohet pas ekzaminimeve mjekësore, por ky problem vjen pikërisht 11 ditë përpara ndeshjes së rëndësishme me Poloninë për playoffin e Botërorit të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

demtohet ray manaj

Lini një Përgjigje