TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 22:56

Juventusi mposht Udinezen dhe hyn në zonën Champions, asnjë minutë për Edon Zhegrovën

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi mposht Udinezen dhe hyn në zonën Champions, asnjë

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Udinezes, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të. Pas një topi të gjatë nga mbrojtja, Kenan Jildiz shërbeu saktë për Zheremi Boga, i cili përfitoi nga rasti dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh.

Pak minuta më vonë, në të 42-ën, Boga pati mundësinë ideale për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të finalizonte me sukses. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Juventusit, 0-1.

Në fillim të pjesës së dytë, Juventusi u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyruar: Kefren Turam u largua nga fusha për shkak dëmtimi dhe vendin e tij e mori mesfushori holandez Teun Kupmeiners.

Udineze iu afrua golit të barazimit në minutën e 51-të, kur Ekelenkamp pati një mundësi të mirë, por nuk arriti ta konkretizonte.

Në minutën e 74-të, Juventusi mendoi se kishte dyfishuar shifrat. Françisko Konceisao realizoi pas një asisti të bukur nga Jildiz, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje të Kupmeiners gjatë aksionit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Edhe në këtë sfidë, Edon Zhegrova nuk mori asnjë minutë aktivizim.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në renditjen e Serie A me 53 pikë, ndërsa Udineze mbetet në vendin e 11-të.

udineze juventus seria a

Lini një Përgjigje