TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 21:06

Arsenali mposht Evertonin dhe vendos njërën dorë te titulli, Njukasëlli me fitore të madhe ndaj Çelsit në “Stamford Bridge”

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali mposht Evertonin dhe vendos njërën dorë te titulli,

Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e javës së 30-të në Premier Ligë, të cilat kanë prodhuar edhe disa rezultate surprizë.

Në stadiumin “Emirates”, kryesuesit e Arsenalit siguruan një fitore 2-0 përballë Evertonit. Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë, të cilët krijuan të paktën tre raste të mira shënimi. Rasti më i rrezikshëm erdhi nga Duajt MekNeil, por goditja e tij u ndal nga shtylla e majtë.

Fraksioni i dytë i lojës u zhvillua me më pak ritëm dhe rastet për gol ishin të pakta. Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 89-të: pas një krosimi të Maks Douman në zonë dhe një daljeje të gabuar të portierit Xhordan Pikford, Viktor Giokeres përfitoi duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e fundit shtesë, vetë Douman realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 për londinezët.

Me këtë sukses, Arsenali kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë, i cili ka edhe dy ndeshje më pak dhe pritet të luajë në transfertë ndaj Uest Hemit.

Ndërkohë, në “Stamford Bridge”, Çelsi u mposht 0-1 nga Njukasëlli. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 8-të, kur pas një topi të gjatë të Livramentos nga mbrojtja drejt Xho Uillok, ky i fundit asistoi për Entoni Gordon, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Njukasëllit dhe, pavarësisht përpjekjeve të Çelsit në fraksionin e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj ndeshjeje, Çelsi mban vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa Njukasëlli renditet në vendin e nëntë në klasifikimin e Premier Ligës.

arsenal everton njukasëll çelsi premier liga

Lini një Përgjigje