TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 18:52

Broja rikthehet në fushë me Bërnlin pas një muaji mungesë, si provoi ta zgjidhte vetë ndeshjen kundër Bërnmuthit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Broja rikthehet në fushë me Bërnlin pas një muaji

Armando Broja u rikthye në fushë me Bërnlin pas rreth një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bërnmuthit, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, vendosi t’i japë disa minuta lojë Brojës në fund të takimit. Ai u fut në fushë në minutën e 88-të, duke zëvendësuar Fleming.

Gjatë minutave që qendroi në fushë, Broja u përfshi në dy episode konkrete në fazën sulmuese. Në njërin prej tyre, ai nisi një aksion ofensiv dhe më pas tentoi ta përfundonte vetë, duke kërkuar zgjidhjen individuale.


Bërnli po kalon një periudhë të vështirë në kampionat dhe mbetet mes skuadrave që rrezikojnë rënien nga Premier Liga.


Rikthimi i Brojës në fushë pritej fillimisht javën e ardhshme, ndaj aktivizimi i tij në këtë ndeshje shihet si një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila së fundmi është përballur me probleme dëmtimesh në repartin e sulmit.

armando broja sulmuesi i kombëtares bërnli

Lini një Përgjigje