
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë, ku në total u shënuan tetë gola në gjashtë takime.
Përballja më e spikatur e kësaj jave ishte ajo mes Besës dhe Pogradecit, e cila prodhoi plot pesë gola. Skuadra pogradecare realizoi tre herë në pjesën e dytë të takimit, duke siguruar fitoren, ndërsa Besa reagoi në minutat e fundit duke shënuar dy gola, pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Në një tjetër sfidë, Skënderbeu mori një fitore minimale në transfertë ndaj Apolonisë në Fier me rezultatin 1-0. Ky sukses e mban ekipin korçar në krye të renditjes dhe e afron edhe më shumë me objektivin për titullin kampion.
Fitore me rezultatin minimal arriti edhe Laçi, që triumfoi ndaj Korabit dhe vazhdon të ndjekë nga afër kryesuesit e kampionatit. Me tre pikë u largua edhe Iliria në përballjen ndaj Kastriotit.
Ndërkohë, dy ndeshje të tjera të javës u mbyllën pa gola. Burreli dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0, ndërsa me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida mes Lushnjes dhe Luftëtarit.
Rezultatet e javës së 26-të:
Besa – Pogradeci 2-3
Apolonia – Skënderbeu 0-1
Laçi – Korabi 1-0
Iliria – Kastrioti 1-0
Burreli – Kukësi 0-0
Lushnja – Luftëtari 0-0

Lini një Përgjigje