TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 15:52

Juventusi e shpërblen në Itali, e ardhmja e sulmit të Shqipërisë shënon golin e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi e shpërblen në Itali, e ardhmja e sulmit të

Arman Durmishi po kalon një moment shumë pozitiv me ekipin e Juventusit U-20 në kampionatin Primavera. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Lacios U-20, duke konfirmuar formën e tij të mirë këtë sezon.

Paraqitjet e tij të vazhdueshme kanë marrë edhe vlerësimin e klubit torinez. Juventusi ka vendosur të rinovojë kontratën me 17-vjeçarin, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028.

Durmishi ka arritur në kuotën e 11 golave gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ka zhvilluar më pak se 1300 minuta lojë. Ai është aktualisht golashënuesi kryesor i Juventusit U-20 dhe konsiderohet si një nga talentet shqiptare më premtuese në repartin ofensiv.

Në nivel kombëtar, Durmishi përfaqëson Shqipërinë U-19. Sulmuesi vendosi të largohet nga Sllovenia për t’iu bashkuar kuqezinjve, me të cilët ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Europian për moshat U-17.

arman durmishi sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje