TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 13:01

Shqipëri-Japoni, lufta në Lindjen e Mesme anulon miqësoren e kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëri-Japoni, lufta në Lindjen e Mesme anulon miqësoren e
Kombëtarja shqiptare

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka sjellë pasoja edhe për aktivitetet sportive ku përfshihet Shqipëria. Miqësorja mes kombëtares shqiptare U-21 dhe Japonisë, e planifikuar të zhvillohej në Antalia të Turqisë në fund të këtij muaji, është anuluar.

Vendimi lidhet me situatën e sigurisë në rajon pas sulmeve me dronë dhe raketa të ndërmarra nga Irani ndaj disa vendeve të Gjirit, si dhe zonave të tjera përfshirë Qipron dhe Turqinë.

Kjo është miqësorja e dytë që anulohet për përfaqësuesen U-21 në këtë periudhë, pas ndeshjes së planifikuar më parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy takimet ishin parashikuar të zhvilloheshin në Antalia.

Situata e sigurisë në rajon ka detyruar organizatorët dhe federatat përkatëse të rishikojnë kalendarin e ndeshjeve të planifikuara për këtë periudhë.

anulohet miqesorja shqiperi-japoni

Lini një Përgjigje