
Barazimi 1-1 ndaj Atalantës nuk është pritur mirë në kampin e Interit, pasi ky rezultat rrezikon të rihapë garën për titullin kampion në Serinë A. Në radhët e zikaltërve ka pakënaqësi të theksuara, pasi konsiderojnë se disa vendime të gjyqtarit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.
Sipas mediave italiane, menjëherë pas përfundimit të sfidës, trajneri Kivu – i cili u ndëshkua me karton të kuq për protestat e tij gjatë golit të Atalantës – ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes. Aty është zhvilluar një analizë me dyer të mbyllura për takimin, por edhe për momentin e tensionuar që po kalon skuadra.
Pas diskutimeve, klubi ka vendosur që asnjë nga përfaqësuesit e ekipit të mos dalë para mediave. Interi ka zgjedhur të mbajë heshtje për shtypin si shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrimit, por edhe ndaj presionit që, sipas tyre, po ushtrohet ndaj skuadrës që aktualisht kryeson kampionatin.
Lini një Përgjigje