TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2023, 20:40

17-vjeçarët kuqezi nuk rezistojnë në Portugali, të besuarit e Ardi Beharit mposhten lehtësisht dhe nuk i bëjnë ballë “superfuqisë” luzitane

Shkruar nga Pamfleti

17-vjeçarët kuqezi nuk rezistojnë në Portugali, të

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 nuk ka arritur të dalë me pikë nga sfida me Portugalinë. Ndeshja e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të “EURO 2024” për këtë moshë, ka përfunduar 3-0 në favor të portugezëve.

Të besuarit e Ardi Beharit e pësuan golin e parë në minutën e 34 të sfidës. Ai që tundi rrjetën kuqezi ishte Feliçisimo, i cili dërgoi ekipin e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

E njëjta tablo u përsërit edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Shqipërinë e mbyllur mbrapa dhe Portugalinë që kërkonte golat. Luzitanët shënuan dy të tillë në 3 minuta për të vënë në kasafortë ndeshjen, teksa shpërdoruan disa mundësi të mira për një bilanc më të thellë të sfidës në të cilën ata regjistruan 20 tentativa drejt portës kuqezi, si dhe fituan 17 goditje këndi.

Në fund, suksesi 3-0 i Portugalisë e vendos këtë skuadër në kreun e grupit përkrah Çekisë që mposhti 4-0 Malin e Zi. Pikërisht Çekia është kundërshtari i radhës i kuqezinjve në Grupin 5 të kualifikueseve.

shqipëria u-17 portugalia u-17 kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje