
Arijon Ibrahimoviç po kalon një formë shumë të mirë me Frosinonen në Serinë A.
Së fundmi talenti me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për huazimin nga Bajerni i Mynihut te skuadra italiane.
“Po kërkoja një ekip për të luajtur dhe e kuptova që në bisedat e para me drejtorin Angeloci dhe trajnerin Di Françesko se ky mund të ishte vendi i duhur. Një ekip i sapongjitur në elitën italiane? Pse jo. Unë isha i interesuar për një ekip të ndërtuar për të ofruar futboll dhe një trajner që donte të punonte me të rinjtë. Kisha parë gjithashtu disa video të ndeshjeve të Frosinones”-deklaroi mesfushori 17-vjeçar.
Duke folur për klubin që ka në pronësi kartonin e tij, Ibrahimoviç theksoi se si familje janë tifozë me Bajernin, ndërsa shtoi se është i lidhur me Musialën, Kimish dhe Myler.
“Po flasim për një klub të madh. Unë jam lidhur me Musialën, por nuk harroj këshillat e rëndësishme nga Kimish dhe Myler dhe pastaj është skuadra që ne jemi tifozë si një familje”-nënvizoi talenti.
Ndërsa i pyetur se cilët lojtarë të Serisë A vlerëson më shumë, mesfushori zgjodhi katër emra.
“Do të them katër: Lukaku, Dibala, Çalhanoglu dhe Leao”, deklaroi Arijon Ibrahimoviç.
Lini një Përgjigje