TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2023, 17:54

Pas Duamenës vdes një tjetër lojtar, problemet me zemrën i marrin jetën portierit të kombëtares afrikane

Shkruar nga Pamfleti

Pas Duamenës vdes një tjetër lojtar, problemet me zemrën i

Rastet e futbollistëve me probleme në zemër janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pas ngjarjes tragjike në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit ku Rafael Duamena ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, vjen një tjetër lajm i hidhur për një lojtar.

Ish-portieri i Zimbabve, Xhorxh Çigova, i quajtur “Zikiper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pasi pësoi një atak në zemër në korrik, duke ndërprerë karrierën e tij futbollistike, ai së fundmi iu rikthye futbollit, por duket se jo për gjatë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Çigova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut dhe besohet se gjithçka erdhi pas një sulmi në zemër.

Lojtari në fjalë ka luajtur për skuadra të ndryshme si  Dinamos, Polokuane Siti dhe SuperSport Junajtid Portieri, i cili luajti 30 ndeshje për Zimbabve, përfshirë edhe Kupën e Kombeve Afrikane, lë pas një hisori të vërtetë suksesi në komunitetin e futbollit në Afrikë.

xhorxh çigova ish-portieri i zimbabve

Lini një Përgjigje