TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2023, 16:37

Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë mposhten nga irlandezët e Roko Vatës në “Elbasan Arena”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 ka dalë pa pikë nga stadiumi “Elbasan Arena” në ndeshjen përballë Irlandës. Sfida e parë e Grupit 13, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të irlandezëve.

Të besuarit e Ervin Bulkut e pësuan që në minutat e para. Irlanda kaloi në avantazh me anë të O’Mahony në minutën e 5 të sfidës. Por avantazhi i Irlandës nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 23, Erald Krasniqi tundi rrjetën e kundërshtarëve, duke i dërguar skuadrat në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.

Me nisjen e pjesës së dytë, Irlanda u bë më agresive dhe kërkuese. O’Mahony në minutën e 56 dhe Umeh në minutën e 59 arritën të shënonin dy gola të shpejtë që dërguan kuqezinjtë në ‘knock-out’.

Shqipëria është në grup së bashku me Belgjikën dhe Slloveninë, me këto të dyja që barazuan me njëra- tjetrën dhe ndajnë vendin e 2 dhe të 3. Irlanda kryeson renditjen me 3 pikë, ndërsa kuqezinjtë pas këtij raundi të parë të nisur keq, mbeten në vendin e fundit.

 

shqipëria u-19 irlanda u-19 kualifikueset e europianit

Lini një Përgjigje