
Shqipëria është vetëm një pikë larg Europianit “Gjermani 2024”, me Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy finale të rëndësishme përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.
UEFA së fundmi ka zbuluar dhe topin e krijuar nga “Adidas” për këtë kompeticion, të cilin e presim ta shkelmojnë edhe lojtarët e Kombëtares sonë.
“Kampionati Evropian përfaqëson kulmin e kompeticionit kombëtar evropian. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo aspekt, nga fusha te pajisjet, të jetë i cilësisë më të lartë. Si gjithmonë, ne kemi besim se topi “Adidas Fussballliebe” do të shënojë një tjetër hap në angazhimin tonë të përbashkët për përsosmëri”, ka thënë legjenda e kombëtares kroate, Zvonimir Boban, i cili tani punon si drejtor teknik i UEFA-s.

Njësoj si në Botërorin e Katarit, topi do të ketë “Connected Ball Technology”, e cila do të nxjerrë informacione që do të ndihmojnë më shumë VAR-in për të dhënë vendimet e saj.
Çdokush mund ta blejë topin me çmimin 150 euro, është bërë e ditur në faqen zyrtare të prodhuesit gjerman. Kampionati Evropian në Gjermani do të jetë edicioni i 17 i kësaj gare “EURO 2024” do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik në dhjetë qytete: Berlin, Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirshen, Hamburg, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.
introducing the official match ball for the @EURO2024 - this is ???????????????????????????????????????????????????? ⚽️
— adidas Football (@adidasfootball) November 15, 2023
find it here: https://t.co/xyNZl37OLQ pic.twitter.com/MXxUABb47j
Lini një Përgjigje