TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 21:27

U dëmtua në fitoren ndaj Izraelit, Kosova humbet Vedat Muriqin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua në fitoren ndaj Izraelit, Kosova humbet Vedat Muriqin

Kosova humbet Vedat Muriqin. Dëmtimi i sulmuesit në ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit ka bërë që Muriqi të humbasë dy takimet e radhës, atë ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Pavarësisht punës së madhe të stafit mjekësor, Vedat Muriqi nuk do të jetë gati për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ai do të rikthehet tek Majorka, ndërsa do të vazhdojë punën me stafin tonë mjekësor derisa kjo gjë të realizohet. Nuk dihet saktësisht për kohën e mungesës së tij“, ka deklaruar drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Muriqi ka luajtur 46 ndeshje për Përfaqësuesen “Dardane”, ku ka shënuar jo pak por 24 gola. Mungesa e tij, do të jetë shumë e rëndësishme në vijim.

vedat muriqi sulmuesi i kosovës kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje