TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 20:18

Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi i njohur tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi i njohur tërhiqet nga

Bas Dost thotë mjaft. Sulmuesi i njohur është tërhequr nga futbolli në moshën 34 vjeçare. Ky vendim është marrë për arsye shëndetësore. Në fakt, Dost pësoi një atak kardiak gjatë zhvillimit të takimit NEC-AZ Alkmar dhe arriti të shpëtojë pas një pune vërtetë të jashtëzakonshme të stafit mjekësor, me këta të fundit që në kohë rekord stabilizuan gjendjen e lojtarit.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost. Bas Dost ka nisur karrierën te Herakles dhe Hirenven, përpara se të transferohej te Volfsburgu dhe gjigandët e Sportingut të Lisbonës.

bas dost sulmuesi holandez

Lini një Përgjigje