TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 17:58

Rrufe në qiell të hapur te Tirana, pas Orges Shehit largohet edhe Tefik Osmani, drejtori sportiv i jep lamtumirën bardhebluve

Shkruar nga Pamfleti

Rrufe në qiell të hapur te Tirana, pas Orges Shehit largohet edhe

Tefik Osmani nuk është më drejtori sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe mdihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.

Osmani largohet në një moment të vështirë për klubin, i cili nuk po merr rezultatet e duhura duke qenë shumë larg kreut të tabelës.

Rrufe në qiell të hapur te Tirana, pas Orges Shehit largohet edhe

tefik osmani drejtori sportiv i tiranës

Lini një Përgjigje