
Mesfushori, Kristjan Asllani është stërvitur ditën e sotme së bashku me grupin, pasi dje zhvilloi stërvitje të diferencuar.
Pak çaste më parë ai ka ndarë një foto të tijën nga stërvitja, teksa e ka shoqëruar me disa emoji.
Rikujtojmë që Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore, në prag të takimit të parë final të muajit nëntor, ndaj Moldavisë.
Ndeshja Moldavi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Zimbru”, Chisinau në Moldavi, më 17 nëntor, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania”, më 20 nëntor, në orën 20:45.

Lini një Përgjigje