TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 19:26

Tifozët vërshëllyen himnin e Izraelit, UEFA nis hetimet për kombëtaren e Kosovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët vërshëllyen himnin e Izraelit, UEFA nis hetimet për

Gjendja e keqe e terrenit të stadiumit “Fadil Vokrri”, si dhe vërshëllimi i himnit të Izraelit nga tifozët kosovarë eklipsuan fitoren e “Dardanëve” më 12 nëntor, takim i cili u vendos nga goli i Milot Rashicës në minutën e 41 të pjesës së parë. UEFA ka nisur procedurat hetimore në lidhje më vërshëllimat e tifozëve “Dardanë” gjatë ekzekutimit të himnit të Izraelit në përballjen e zhvilluar ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pamjet tregonin qartë se tifozët filluan vërshëllimat, si shenjë proteste për sulmet ndaj Palestinës. Për këtë rast, shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka filluar hetimet dhe mund të dënojë FFK-në me një gjobë të majme, raporton CNN.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

tifozët e kosovës himni i izraelit uefa

Lini një Përgjigje