TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 19:02

Luis Diaz ribashkohet me babanë pas 12 ditësh: Gjërat nuk mbarojnë këtu, kemi shumë forcë për të marrë veten

Shkruar nga Pamfleti

Luis Diaz ribashkohet me babanë pas 12 ditësh: Gjërat nuk

Fotot emocionuese tregojnë Luis Diaz duke u ribashkuar me babanë e tij për herë të parë që nga rrëmbimi i tmerrshëm i tij.

Dyshja shpërthyen në lot dhe më pas u panë të përqafuar, pasi sulmuesi i Liverpulit mbërriti në Kolumbi.

Luis Manuel Diaz Himenez, 58-vjeç, kishte frikë se nuk do të dilte gjallë, pasi kaloi një makth të tmerrshëm 12-ditor, pasi u rrëmbye nga guerilët e ELN-së në Kolumbi.

Por të enjten e kaluar, babai i yllit të Liverpulit u ribashkua me miqtë dhe familjen e tij të gëzuar, pasi më në fund u lirua nga grupi rebel që e rrëmbeu atë më 28 tetor.

Ai zbuloi se një nga gjërat e para që bëri pas lirimit të tij ishte të telefononte djalin e tij, i cili në atë moment luante për Liverpulin ndeshjen kundër Tuluzës, ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Europës.

58-vjeçari, i cili shpërtheu në lot teksa rijetoi ribashkimin emocional, tregoi se çfarë i tha i biri.

Ai tha “të vazhdojmë sepse gjërat nuk mbarojnë këtu dhe të kemi shumë forcë për të marrë veten nga gjithçka që ka ndodhur”.

luis manuel diaz himenez babai i sulmuesit të liverpulit

Lini një Përgjigje