TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 20:40

Akuzat për përdhunim fundosin Dani Alvesh, ish-mbrojtësi i Barcelonës rrezikon 12-vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për përdhunim fundosin Dani Alvesh, ish-mbrojtësi i

Dani Alvesh vijon të qendrojë në burg që prej 20 janarit të këtij viti, teksa çështja e tij do të shkojë në Gjykatë në Barcelonë në muajin dhjetor, aty ku mbrojtësi brazilian pritet të përballet me akuzat për përdhunim.

Mediat spanjolle aludojnë se nëse akuza ndaj Davi Alvesh do të vërtetohet, atëherë 40-vjeçari që ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, mund të përballet me një dënim të rëndë prej 12- vitesh burg.

Dani Alvesh u akuzua nga një 23-vjeçare se e ka përdhunuar në tualetin e një klabi të njohur në Barcelonë dhe u arrestua më 20 janar të këtij viti.

Vetë futbollisti ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se raporti seksual ka qenë konsensual mes të dyve, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë gjykata në dhjetor, duke qenë se tashmë hetimet janë mbyllur.

dani alvesh ish-mbrojtësi i barcelonës

Lini një Përgjigje