TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 21:05

Humbi jetën në fushë se nuk pranoi të vendoste pajisjen, çfarë është defribrilatori i implantueshëm që nuk e mbajti Duamena

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në fushë se nuk pranoi të vendoste pajisjen,

Pas vdekjes së sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit të shtunën e kaluar, Shoqata Spanjolle e Kardiologjisë (SEC) dhe Fondacioni Spanjoll i Zemrës (FEC) kanë shpjeguar se çfarë është defibrilatori automatik i implantueshëm (ICD) dhe se këto pajisje shpëtojnë jetën.

“Për fat të keq, në shumë raste, kardiologjia nuk arrin të zbulojë të gjitha ngjarjet kardiake. Megjithatë, në ato që ne zbulojmë, është thelbësore të ndiqni këshillat e kardiologut”, ka theksuar Dr.Injacio Lozano, presidenti i Shoqatës Spanjolle të Kardiologjisë dhe Përfaqësues i SEC në Këshillin Spanjoll të Reanimacionit Kardiopulmonar (CERCP). Sipas Dr.Antonio Aso Abadia, kreu i Seksionit të Aritmisë në spitalin “Miguel Servet” dhe Institutit të Aritmisë në Saragozë, ish-sulmuesit të Egnatias i ishte vendosur një “ICD” gjatë kohës që ai ishte pjesë e Real Saragozës.

Humbi jetën në fushë se nuk pranoi të vendoste pajisjen,

Isha i prerë në rekomandimin tij për vendosjen e defibrilatorit si një hap të ndërmjetëm për veprimet e mëvonshme në të ardhmen në rast të përsëritjes së shpeshtë të aritmive të tij. Edhe pse me atë rast arritëm ta bindnim atë, më vonë ai u kërkoi mjekëve të tij në Zvicër që të hiqnin defibrilatorin”, tha specialisti.

Çfarë është një ICD? – Sipas mjekëve defibrilatori i implantueshëm (ICD) është një pajisje e ngjashme me një stimulues kardiak.

Misioni i tij është të rivendosë ritmin normal të zemrës duke aplikuar një goditje elektrike, në rast të aritmive të rrezikshme kardiake. Defribilatori i implantuar rekomandohet te pacientët që kanë pësuar një atak kardiak, si dhe tek ata që kanë pësuar humbje të vetëdijes ose janë në rrezik të lartë për të vuajtur një aritmi të rrezikshme kardiake.

Humbi jetën në fushë se nuk pranoi të vendoste pajisjen,

 

rafael duamena ish-sulmuesi i egnatias

Lini një Përgjigje