
Mjekët ligjorë kanë përfunduar ekspertizën mjekësore për Rafael Duamenën, i cili humbi jetën pas një kolapsi në sfidën Egnatia-Partizani. Tashmë mbetet vetëm publikimi i shkakut të vdekjes së tij, i cili ishte pa jetë kur u transportua në spital.
Prej së shtunës trupi ndodhej në morgun e Tiranës, me eksperizën mjeko-ligjore që pritet të zbulojë edhe shkakun e largimit të parakohshëm nga jeta të golashënuesit më të mirë të Superligës, largim ky që ka prekur sportdashësit jo vetëm në Shqipëri.
Tashmë trupi i pajetë i Duamenës është rrugës për në banesën e fundit, me familjarët që presin mes lotësh për t'i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre.
Klubi i Egnatias kishte programuar një ceremoni homazhi të hënën në 13:00, por pas kërkesës së familjes për më shumë privatësi për shkak të udhëtimit për në Afrikë, diçka e tillë u mor në konsideratë.
Lini një Përgjigje