TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2023, 19:34

Pas kombëtares A, edhe Shpresat kuqezi kërkojnë të rrëmbejnë lojtarët kosovarë, mbrojtësi “dardan”: Jam në bisedime me Shqipërinë U-21

Shkruar nga Pamfleti

Pas kombëtares A, edhe Shpresat kuqezi kërkojnë të

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi po mundohet që të mbledhë në organikën e tij sa më shumë talentë shqiptarë. Emri i fundit që ka dalë në skenë është mbrojtësi i talentuar, Erdin Dushi.

Dushi akutalisht aktivizohet te Trepça ‘89 në Superligën e Kosovës, teksa është vetë futbollisti që konfirmon që është në bisedime me Kombëtaren e Shqipërisë U-21.

Po jam në bisedime me Shqipërinë U-21, të shohim se ç’do të ndodhë”, është shprehur shkurtimisht Dushi për ‘GazetaBlic Sport’.

Erdin Dushi më parë ka qenë pjesë e shpresave të Kosovës, teksa gjasat janë shumë të mëdha, që mbrojtësi t’i bashkohet kuqezinjve të Alban Bushit.

erdin dushi alban bushi lojtari i shpresave u-21

Lini një Përgjigje