TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2023, 20:18

Skuadra që surprizoi Gjermaninë shkarkon trajnerin pas 5-vitesh, rishkruan historinë e Bundesligës me një femër në stol

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra që surprizoi Gjermaninë shkarkon trajnerin pas 5-vitesh,

Unioni i Berlinit ishte një nga surprizat më të bukura sezonin e kaluar në Europë, duke arritur të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

Gjithsesi duket se kjo arritje nuk i bëri më mirë skuadrës gjermane, që tashmë ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Për këtë arsye, Unioni i Berlinit ka marrë vendimin drastik për trajnerin zviceran, Urs Fisher, duke e shkarkuar nga detyra pas 5-vitesh.

Ai arriti të ngjiste për herë të parë në elitë skuadrën dhe bëri të mundur çdo arritje tjetër, nga kualifikimi në kompeticionet europiane, deri te Liga e Kampionëve.

Gjithsesi rezultatet e fundit nuk kanë qenë në favor të tij, me klubin që e pa si mundësi të vetme shkarkimin e Fisher.

Në stol do të jetë ish-trajneri i Unionit U-19, Marko Grote, por mbi të gjitha Mari-Luiz Eta, zëvendësja e tij dhe femra e parë në një stol në Bundesligën e meshkujve.

unioni i berlinit skuadra gjermane

Lini një Përgjigje