
Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-it, banorët po diskutonin në dhomën e ndenjes, pasi ndoqën klipin e Big Brother Radio.
Të pyetur nga moderatorja e emisionit Arbana Osmani se për çfarë po diskutonin, banorët thanë se po komentonin emisionin.
Jori u shpreh se Kiara gjatë emisionit radiofonik, kishte qëndrim dhe sjellje disi agresive. Këtë gjë, ajo besohet se e tha edhe për shkak të raportit të ftohtë që ka mes tyre, pasi thuajse në asnjë moment gjatë ditës ato të dyja nuk shoqërohen bashkë.
Madje edhe Ronaldo, i cili po dëgjonte bisedën e vajzave u shpreh se mes tyre ka një energji xhelozie.
Sipas tij, në një fragment gjatë ditës së djeshme, Kiara me tone ironie, i tha Jorit se si mundet që një femër të jetë aq e bukur.
Lini një Përgjigje