
Divorci i biznesmenit Behgjet Pacolli dhe këngëtares me origjinë shqiptare Ana Oxa ishte po aq i bujshëm sa edhe martesa e tyre. Lidhja që patën, nisi në vitin 1999 dhe përfundoi në 2002-in. Ishte një problem shëndetësor i këngëtares që i bëri bashkë, ku Pacolli i dërgoi dy mjekë që të kujdeseshin për të.
Për ndarjen e tyre, Pacolli fajësoi motrën e Anës, e cila sipas tij ishte xheloze për raportin. Ish-presidenti i Kosovës ka rrëfyer se Anna Oxa, pas divorcit, i kishte kthyer çdo dhuratë që ai i kishte bërë, duke e cilësuar një zonjë fisnike. Këtë të Martë në “Opinion”, është folur pikërisht për këtë divorc.
-Ndarje e bujshme, ai në fakt ka thënë në “Opinion”: kishim një mospërputhje, flinte ditën dhe punonte natën, unë flija natën dhe punoja ditën. Kështu që nuk takoheshim. Në librin e tij shkruan me shumë seriozitet për këtë.
Agim Baçi: Edhe mënyra se si iku ajo, duke i thënë se nuk kam nevojë për asgjë tënden. Momenti i ikjes së saj është i barazvlefshëm me gjestin e Pacollit kur i çoi asaj dy mjekë. Edhe ajo ia di.
-Kjo ka pasur një nga dasmat më të bujshme që është zhvilluar në Zvicër apo jo? Secili nga të ftuarit mori një pikturë të Ibrahim Kodrës dhuratë dhe ftesa ishte bërë nga ai.
Iva Tiço: Ka qenë ndër dasmat më të bujshme dhe mediatike dhe një nga çiftet që bëri një bashkim shumë të bukur. Po të kishin vazhduar bashkë do ishte një simbiozë shumë e bukur. Ishte një super çift, do ishin të dy të pandalshëm!
Helidon Haliti: Ky rasti i Kodrës është vërtet pikant, por më pëlqejnë shumë si çift të jem i sinqertë dhe më vjen mirë që Ana Oxës që këndonte në skenë gjithmonë zbathur, iu dha rasti të vishte këpucë në dasmë. Duhet patjetër të vishte diçka fantastike sepse donte patjetër të shkelte skenën, në pamundësi për të shkelur burrin e vet.
Lini një Përgjigje