TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Prill 2023, 09:50

U eliminua nga BBV, Ronaldo: Në shtëpi ka njerëz që hanë bukën kot

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua nga BBV, Ronaldo: Në shtëpi ka njerëz që

Ronaldo Sharka ishte i eliminuari i radhës në Big Brother dhe foli mbrëmë nga studio për lojën e tij.

Duke hedhur kunja për Efin dhe Kiarën, ai u shpreh se, edhe pse kësaj radhe kishte informacione nga jashtë, ai nuk hyri me ‘shpatë’ në dorë. Ronaldo vijoi t’i qëndronte fjalës së tij, se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka njerëz që hanë bukë kot: ‘Ishte një fazë shumë e çuditshme dhe interesante. Edhe pse kisha informacione nga jashtë, nuk hyra me shpatë në dorë. Vazhdoj me mendimin që aty ka njerëz që hanë bukë kot. I kam thënë Kiarës që të mos ndryshojë. I kam dhënë disa herë sinjale që ajo po ndryshonte sjellje, besoj publiku e ka kuptuar. Një javë kishte jashtë, nuk mund ta merrte aq shumë malli.

Zhaklin: Mua më ka pëlqyer Ronaldo. Do doja që ai të qëndronte më gjatë. I aprovoj deklaratat e tij, mendoj njësoj si Ronaldo.

Arbër: Pate një ndezje...

Ronaldo: Më ndezi nominimi i Nitës. Në optikën time, Luizi më faktorizoi. Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara ‘si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë’. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.

ronaldo sharka eliminim

Lini një Përgjigje