TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Korrik 2023, 18:16

Sulmuesi i Dortmundit në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare, 21-vjeçari gjen rrugën e rrjetës edhe jashtë fushës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Dortmundit në lidhje dashurie me këngëtaren

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë. Ndonëse prej kohësh është ndarë nga ish-partneri i saj Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën, mesa duket reperja ka rigjetur sërish dashurinë dhe bëhet fjalë për yllin e Borusias së Dortmundit, Karim Adejemi. 

Kohët e fundit ajo ka postuar në Instagram disa foto në praninë e një djali, ndërsa ka ngritur dyshimet e publikut se ajo mund të ketë gjetur shpirtin binjak. 

Sulmuesi i Dortmundit në lidhje dashurie me këngëtaren

Në fotot e publikuara shihet qartë se ajo është duke kaluar kohën me një djalë, imazhin e të cilit krijuesja e hitit “Blicke” e ka mbajtur të fshehtë, ndërsa krahas fotove ka bërë një shkrim që ka ngritur akoma më shumë dyshimet. 

“Toscana të dua”, ka shkruar ajo, ndërsa krahas saj ka vendosur edhe dy zemra të kuqe. 

Sulmuesi i Dortmundit në lidhje dashurie me këngëtaren
 
Ndonëse reperja nuk e ka publikuar imazhin e tij, sipas disa mediave ai është futbollisti i njohur Karim Adejemi. 
 
Megjithatë një gjë tjetër që ngriti akoma më shumë dyshimet është që Adejemi ka shokë në Instagram Loredanën dhe vëllezërit e saj, mirëpo nuk dihet nëse reperja dhe futbollisti janë vetëm miq apo mes tyre ka diçka më shumë. 

Sulmuesi i Dortmundit në lidhje dashurie me këngëtaren

 


 

karim adejemi sulmuesi i dortmundit loredana zefi

Lini një Përgjigje