
Çifti i njohur i showbiz-it Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2” dhe celebruan dashurinë e tyre në martësë.
Pas përfundimit të eksperiencës së tyre në këtë reality show, të dy kanë nisur punën me projektet e tyre, ku herë pas here kanë qëndruar edhe larg njëri-tjetrit.
Por pavarësisht kësaj ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi herë pas here nuk mungojnë deklaratat e dashurisë në rrjetet sociale. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Luizi ka ndarë sot një foto të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ndalohen komentet”.
Menjëherë ndjekësit kanë lënë nga një koment, por vëmendjen e mori ai i Kiarës, e cila shkruan: “Po tani ça dënimi marr?”.
Ndërsa Luizi i përgjigjet: “Je e dënuar të më kesh në krah gjithë jetën”.

Lini një Përgjigje