TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Korrik 2023, 12:11

"Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në treg", Zhaklin Lektari ironizon keq Kiarën

Shkruar nga Pamfleti

"Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në treg",

Ditën e djeshme, moderatorja dhe ish-banorja e “BBV 2” Kiara Tito, prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Të shumta ishin komentet pozitive, por kishte dhe nga ana që e ironizuan apo u tallën me të.

Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Së fundmi, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.

“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”, shkruan Zhaklina.

"Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në treg",

Kujtojmë se Kiara dhe Zhaklina kishin përplasje të herë paas hershme në disa prej Prime-ve të “BBV”. Zhaklina akuzoi moderatoren se e kishte kërcënuar, e nga ana tjetër Kiara pretendonte se opinionistja e kishte sulmuar.

Debatet mes tyre nuk munguan as në post “BBV”. E mesa duket, Zhaklina po e vijon kunjat ndaj Kiarës edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Nuk e dimë nëse moderatorja do të reagojë, por tashmë pritet që fjalën e fundit ta ketë Kiara.

kiara zhaklina ironi

Lini një Përgjigje