
Ditën e djeshme, ish-banorja e “BBV 2” Kiara Tito prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen janë modelet e rroba banjove të cilat disa persona i kanë parë dhe më parë.
Gazetarja Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi i kishte njësoj si koleksioni i saj.
Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rroba banjo dhe shkruan: “Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brand-it, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani”.

Siç shihet dhe nga fotoja, rrobat janë njësoj. Tashmë pritet që fjalën e fundit për këtë rastësi ta ketë Kiara.
Lini një Përgjigje