TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2026, 22:12

Truku i thjeshtë që ftoh birrën për 5 minuta

Shkruar nga Pamfleti
Truku i thjeshtë që ftoh birrën për 5 minuta
Foto ilustruese

Nuk ka më bezdisëse sesa të presësh që birra apo vera të ftohet, sidomos në ditët e nxehta. Por ekziston një metodë e thjeshtë që mund ta zgjidhë problemin për vetëm pak minuta.

Për të ftohur shpejt një kanaçe birre, verë apo lëng, ju nevojiten vetëm një enë me ujë, akull dhe disa lugë kripë.

Mbushni enën me ujë të ftohtë dhe shtoni akull. Më pas hidhni disa lugë kripë dhe përziejeni mirë. Vendosni brenda pijen që dëshironi të ftohni.

Kripa ul temperaturën e përzierjes së ujit me akull, duke përshpejtuar procesin e ftohjes. Sipas metodës, për më pak se pesë minuta pija mund të jetë gati për t’u konsumuar.

Një zgjidhje e thjeshtë dhe praktike për ditët e verës apo kur ju vijnë miq papritur.

 

birra

Lini një Përgjigje