Një buall albino i rrallë në Bangladesh, i njohur për qimet e tij të valëzuara bionde dhe i pagëzuar nga rrjetet sociale me nofkën “Donald Trump”, i shpëtoi therjes në kuadër të Kurban Bajramit falë një ndërhyrjeje të qeverisë në momentin e fundit.
Bualli 700-kilogramësh ishte shitur dhe ishte planifikuar të therej bashkë me kafshë të tjera, por fama që mori në rrjetet sociale përmes videove virale bëri që autoritetet të ndërhynin për ta shpëtuar.
Ministri i Brendshëm, Salahuddin Ahmed, urdhëroi që bualli të mos therej, blerësi të kompensohej financiarisht dhe kafsha të transferohej në kopshtin zoologjik të Dakës.
“Në momentin e fundit u mor vendimi që bualli të mos sakrifikohej për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe interesit jashtëzakonisht të madh të publikut”, deklaroi një zyrtar i ministrisë.
Ajo që nisi si një shitje e zakonshme kafshësh mori përmasa të papritura pasi videot me buallin “Donald Trump” u bënë virale dhe qindra njerëz nisën të shkonin për ta parë nga afër, duke komentuar ngjashmërinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Lini një Përgjigje